7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Limaj: Qeveria Kurti i ka kthyer në dukuri kontratat njëburimore

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me kontratat e shumta njëburimore.

Ai në “Debat Plus”, tha se kontratat njëburimore në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Ministrinë e Arsimit, të Kulturës e Financave janë të paligjshme.

“Në KEK janë komplet antiligjore, është Shkelje e ligjit, cka duhet ministria e Arsimit me pas kontratë njëburimore, pse MSH-ja. Kur ka raste emergjente për shkak të emergjencave, fatkeqësive si ishte pandemia. Kjo lejohet, por votohet për shmangje nga neni I prokurorimit, me pas një procedurë të shkurtër me kontratë njëburimore. Kjo është dukuri, me i mbyllë aferat. Mos me u ditë çfarë po bëhet”, tha ai.

Ai tha se 12 kontrata njëburimore nga Kuvendi i Kosovës janë të panevojshme dhe të kundërligjshme.

Kontratat njëburimore në Qeverinë aktuale janë shndërruar në dukuri sipas Limajt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit