Qeveria sot ndan 500 mijë euro për futbollistët e Kombëtares dhe miraton vendimin pagën e 13-të

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës sot (e hënë) do të mbajë mbledhje të rregull.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë të nis nga ora 09:00, në rend dite do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurove për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pas fitores së shënuar të enjten 4:3 në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në futboll.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit të Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi që të merret vendimi për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Poashtu në këtë mbledhje pritet edhe miratimi i vendimit për dhënien e pagës së 13-të.

 

Të ngjashme

Të fundit