Aleanca akuzon VV’në se i bëri montazhë videos dhe fjalimit të Besnik Tahirit për energjinë: Propaganda arma e tyre

- Advertisement -

 

Aleanca ka reaguar ndaj publikimit të disa videove të montuara në rrjetet sociale, në të cilat është shtrembëruar paraqitja e nënkryetarit të parë të partisë dhe shefit të Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, gjatë seancës së fundit të Kuvendit.

Në reagimin e Aleancës thuhet se propaganda është bërë arma kryesore e kësaj shumice, ndërsa publikimi i videove të montuara përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale paraqitet si përpjekje për të shmangur vëmendjen nga mungesa e rezultateve në qeverisje.

Aleanca thekson se në seancën e fundit, Besnik Tahiri kishte kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet energjetike.

Sipas reagimit, kërkesa e Aleancës është që Kosova të nisë punën për krijimin e rastit “The Energy Case of Kosova”, me qëllim të rikthimit të burimeve dhe shfrytëzimit të kapaciteteve vendore energjetike.

Të ngjashme

Të fundit