Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj është lajmëruar për të folur në lidhje me zhvillimet politike.
Pal Lekaj deklaroi se Kosovën e ka kapluar agonia dhe se sipas tij kemi ardhur në një pikë ku duket se nuk ka ku shkon më keq.
Ai tha se sot po shihet qartë më shumë se kurrë mungesa e liderëve që dikur mbanin peshën e shtetit dhe të politikës.
Postimi i plotë:
Kosovën e ka kapluar agonia. Kemi ardhur në një pikë ku duket se nuk ka më ku shkon më keq.
Sot po shihet më shumë se kurrë mungesa e liderëve që dikur mbanin peshën e shtetit dhe të politikës: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.
Mund të kemi mospajtime politike, por historia dhe përgjegjësia shtetërore nuk mund të mohohen. Kosova po përballet me mungesë të lidershipit, vizionit dhe vendimmarrjes.
Zoti e ruajtë Kosovën!.







