24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Qeveria shprehet e zhgënjyer me vendimin BE-së për vizat e qytetarëve të Kosovës që kanë pasaporta serbe

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer pas vendimit që ka marrë Bashkimi Evropian, në lidhje me heqjen e vizave për serbët që jetojnë në Kosovë.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, për Telegrafin  tha se janë të zhgënjyer me vendimin e marrë nga BE dhe se pasaporta e serbëve e lëshuar nga Serbia vazhdon të mbetet ilegale.

“Shprehim zhgënjimin tonё me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serb të Kosovës. Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, u shpreh ai.

Tutje, Kadiu tha se “secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Republikës së Kosovës”.

“Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin. Poashtu, e pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet qё munden dhe do tё pёrcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tonë”, potencoi ai.

Gjithashtu, Kadiu tha se vendimi i marrë sot, dëmton përpjekjet  e vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

Republika e Kosovës po zbaton politika në fusha të ndryshme, të cilat po i sjellin qytetarët më pranë institucioneve, e gjersa dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën, pati rritje të ndjeshme e të prekshme të qytetarëve nga komuniteti serb të cilët u pajisën dhe po pajisen me dokumentat e Republikës sonë”, tha mes tjerash ai.

Ndryshe, sot Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se vendimi është marrë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në njoftim.

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian para disa muajsh kishte miratuar raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit