6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në mbledhjen e Qeverisë, u miratua vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria ka shfuqizuar disa nene të vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj, i cili kishte rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“… me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm pra para datës së hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha kryeministri Kurti.

Pagat e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin rritur 100 për qind në vitin 2017.

Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me vendimin të Qeverisë së Kosovës, janë rikthyer në nivelin e njëjtë para vendimit të Qeverisë Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit