Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti, është fotografuar të mërkurën duke shpërndarë tabelat me emërtime të reja të rrugëve në Mitrovicën e Veriut.
Në mesin e tabelave që ajo shpërndau ishte edhe ajo me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, shkruan Demokracia.com.
Gjingjiq, asnjëherë nuk kishte kërkuar falje për masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Madje, ai shfaqej në publik me Goran Radosavljeviq (i njohur edhe me nofkën “Guri”) është një ish-gjeneral i policisë serbe dhe ish-komandant i Xhandarmërisë së Serbisë. Ai ka shërbyer në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2005.
Goran Radosavljeviq (“Guri”) përmendet si një nga komandantët e forcave speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin kundër familjes Jashari dhe UÇK-së në Prekaz. Ai figuron në listat e komandës së operacionit së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë të policisë dhe sigurisë serbe.
Emri i tij lidhet edhe me masakrën në Raçak më 15 janar 1999, kundr civilëve shqiptarë.
Pas luftës, ai u emërua komandanti i parë i rindërtuar i Xhandarmërisë së Serbisë dhe e mbajti këtë post nga viti 2001 deri në vitin 2004. Më pas u përfshi në politikë, duke iu bashkuar Partia Përparimtare Serbe.






