Qeveria Kurti mblidhet nesër

- Advertisement -

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e radhës e kabinetit qeveritar.

Në një njoftim për media, ZKM ka bërë të ditur se kryeministri Kurti me ministra do të mblidhen nga ora 08:00.

Ende nuk dihet se çka do të shqyrtohet në këtë mbledhje.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur shumë kërkesa për dorëheqje të dy ministrave, atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvallës, që udhëheq dikasterin e Drejtësisë, pas dyshimeve për dështim në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj.

Të ngjashme

Të fundit