16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Qeveria konfirmon takimin e Bislimit nesër në Bruksel

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, njofton ZKM, transmeton Scanner.

 

Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

 

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.​

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit