Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Valon Prebreza përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra e Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogiani

Sipas tij ky vendim vjen në përputhje me qeverisjen e tij transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.Zogiani u arrestua javën e kaluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës,

Siç ju kam njoftuar në reagimin tim paraprak, sot kam marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, z. Gëzim Zogiani.

Vendimi, të cilin po e bëj publik bashkë me këtë njoftim, është në përputhje me zotimin tim për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt. Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë, punën e të cilave e respektojmë plotësisht. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Qëndrimi ynë mbetet i qartë: në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë mbrojtje politike për  asnjë emër, pozitë apo interes, asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve.

Llogaridhënia fillon me veprime konkrete.

Fjala e dhënë qytetarëve do të mbahet

Të ngjashme

Të fundit