Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë një deklarata qesharake sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë.
Derisa e ka dhënë fjalën e tij përfundimtare lidhur me rastin ku akuzohet për hedhje të gazit në Kuvendit gjatë vitit 2018, ai ka kërkuar nga gjykata që të marrë një vendim që nuk e dëmton historinë.
Ai ka thënë se është i pafajshëm në këtë rast.
“Për akuzën që më vihet në barrë ndihem i pafajshëm, realisht unë nuk po gjykohem për atë që kam tentuar të bëj, pengimin e personave zyrtarë që të falin tokë, e keqja është se aty isha i pasuksesshëm. Kërkoj nga ju që të merrni vendimin që nuk deformon historinë”, ka thënë Sveçla.






