12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Qerkini i befasuar me Prokurorinë e Hagës: Informatat nga Shërbimet Inteligjente, nuk mund të përdoren si prova

- Advertisement -

Avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, Artan Qerkini, ka thënë se është befasuar nga fakti që Prokuroria e Hagës ka përdorur informacione nga Shërbimet Sekrete kundër krerëve të UÇK-së.

Duke folur për dyshimet lidhur me fabrikimin e dëshmive nga agjentë të Shërbimit Sekret të Serbisë që është konfirmuar dhe nga avoktatet e Thaçi dhe Veselit , Qerkini ka thënë se ky fakt e dëmton kredibilitetin e Gjykatës Speciale.

Avokati Qerkini ka theksuar se gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm para çdo prove të cilën e marrin parasysh. Sipas tij, informatat nga Shërbimet Intelegjente në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren gjatë procesit.

Qerkini ka folur edhe për vendimin e Speciales që të mos lejojë dëshminë e 9 diplomatëve në rastin e Thaçit dhe gjithashtu largimin e Kryeprokurorit Jack Smith.

“Vërtetë jam befasur kur e kam parë se edhe Shërbimet Intelegjente janë të përfshira në procedurën e të provuarit. Dihet se informtata intelegjente nuk mund të shërbejnë si prova në procedurë penale, ngasae ato nuk merren në procedurën e parashikuar me ligj, dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të merren këto prova. Kjo na jep të kujtojmë se gjykatat duhet të jenë të kujdesshme kur të vlerësojnë provat, sepse këto janë indikacione të qarta se provat mund të falsifikohen, dhe ekziston rrezik që gjykata mund të marrë vendim mbi bazën e provave të falsifikuara. Kjo duhet ta rrisë vigjilencën e gjykatës dhe të mendoj mirë gjykata se cilat materiale, cilat shkresa, cilat deklarata do t’i marrë si prova mbi të cilën mund ta marrë një vendim të ligjshëm”, ka thënë ai mes tjerash në në një intervistë për gazetën Nacionale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit