16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Qendrën Historike të Prizrenit “po e bëjmë gati ta nominojmë për UNESCO”, thotë Kurti

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se punohet që Qendrën Historike të Prizrenit ta nominojnë për UNESCO.

Kështu tha Kurti gjatë një vizite në Prizren në tri shtëpi tradicionale të restauruara kohëve të fundit.

Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Prizrenin po e bëjmë gati për UaNESCO

Sot, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i vizituam tri shtëpi tradicionale në Prizren, të cilat janë restauruar rishtazi. Familjet Kirajtani, Vetimi e Munik i falënderuam për përkushtimin ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur në të kaluarën ka munguar mbështetja shtetërore.

Gjatë mandatit tonë, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren kemi investuar mbi 4.5 milionë euro, që është më shumë se i gjithë buxheti i vitit 2021 për trashëgimi kulturore.

Me punën që po bëjmë sot, Qendrën Historike të Prizrenit po e bëjmë gati për ta nominuar në Listën Botërore të UNESCO-s.

Qeveria jonë ndali degradimin e monumenteve, duke i vënë ato në shërbim të komunitetit dhe ekonomisë lokale. Pothuaj nuk ka komunë ku nuk kemi restauruar këto më shumë se tre vjet e gjysmë të drejtimit tonë. E puna vazhdon, në dhjetëra monumente, gjithandej vendit. Duke i ruajtur dëshmitë e së kaluarës, ne fuqizojmë identitetin kulturor dhe potencialin ekonomik të vendbanimeve tona.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit