16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Putin: SHBA po na tërheq në luftë, Uashingtoni: Dhelpra që ka frikë nga pulat…

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përpiqen ta tërheqin vendin e tij në një luftë me Ukrainën.

Qëllimi i Uashingtonit, sipas Putinit, është ta përdorë këtë konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës.

SHBA-ja, insiston lideri rus, po i injoron hapur shqetësimet e vendit të tij për forcat e NATO-s në Evropë e kjo nënkupton se po e kërkojnë konfliktin.

Më duket sikur Shtetet e Bashkuara nuk shqetësohen shumë për sigurinë e Ukrainës…Qëllimi kryesor i tyre është të pengojnë zhvillimin e Rusisë. Në këtë kontekst, Ukraina për ta është vetëm një vegël që të arrijnë këtë qëllim”, tha Putin.

Rivaliteti i fortë ruso-amerikan, dy vende që posedojnë arsenalet më të mëdha nukleare të globit, daton që në kohën e Luftës së Ftohtë kur Ukraina ishte pjesë e rëndësishme e Bashkimit Sovjetik, dhe renditet direkt pas Rusisë.

Putin është i bindur se nëse Ukrainës i plotësohet dëshira për t`iu bashkuar NATO-s, kjo do t`i tërhiqte anëtarët e tjerë të saj në luftë me Moskën.

Mendoni pak sikur Ukraina të jetë anëtare e NATO-s dhe të nisë një operacion për rimarrjen e gadishullit të Krimesë. Ç`do të ndodhë pastaj? Do të hyjmë në luftë me NATO-n? E ka menduar njeri këtë? Më duket se jo”, tha Putin.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimet e tij se Moska do të detyrohej të hynte në një konflikt me Nato-n për Krimenë e aneksuar prej saj në 2014.

Kur dhelpra bërtet nga maja e kotecit se ka frikë nga pulat, ky nuk është patjetër fakt i padiskutueshëm. Dhe ne të gjithë e dimë se kush është dhelpra këtu”, u shpreh përpara gazetarëve zëdhënësja, Jen Psaki.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit