8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Punëtorët e Telekomit mbesin pa paga, përmbaruesi ia bllokon xhirollogaritë për shkak të obligimit 5 milionësh

- Advertisement -

Të gjithë punëtorët e Telekomit mëngjesin e të enjtes, pranuan një e-mail që i njofton se pagat nuk do t’iu dalin me kohë.

Shkresa në të cilën pati qasje edhe ATV-ja, tregon se arsye është bllokimi i xhirollogarive të ndërmarrjes publike nga përmbaruesi privat për shkak të një obligimi prej 5 milionë eurosh te Dardafon.net, si pasojë e humbjes së rastit në Arbitrazh.

  • Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, nuk përjashtohen reagimet sindikale.

Pikërisht një ditë para se punëtorëve të Telekomit t’iu shkojë e-maili, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një emision në ATV kishte folur për të arriturat e kësaj ndërmarrjeje.

Në vitin 2015, “Z-Mobile” tash Dardafon çoi rastin në gjykatën e Arbitrazhit pas pretendimit se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes në ofrimin e shërbimeve 4G.
Rastin si të tillë e fitoi, andaj Telekomi i obligohej më shumë se 27 milionë euro.

Pavarësisht pagesave ndër vite, sipas gjykatës së shkallës së parë të dytë e të tretë, Telekomi kompanisë private i detyrohet edhe 5 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit