“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan

- Advertisement -

Edhe në Lipjan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, veteranë, aktivistë, përfaqësues politik dhe qytetarë të shumtë.

Me nisjen e “Orës së Pritjes”, Lipjani i është bashkuar qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh në prag të 16 shtatorit:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

Nga Lipjani u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e platformës qytetare “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit