19.4 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 Maj

- Advertisement -

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kjo për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata e Re thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Të ngjashme

Të fundit