Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ekipi i Thaçit, transmeton Klankosova.tv
Mesazhi është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga djali i tij, Endrit Thaçi.






