Publikohen çmimet tavan të derivateve për të dielën dhe të hënën në Kosovë

- Advertisement -

Ministria e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës që do të vlejnë në Kosovë për të dielën dhe të hënën.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë këtyre dy ditëve, çmimi maksimal i naftës do të jetë 1 euro e 50 centë për litër.

Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1 euro e 42 centë për litër, ndërsa çmimi tavan i gazit është përcaktuar në 73 centë për litër.

Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend gjatë periudhës së përcaktuar nga ministria.

Të ngjashme

Të fundit