Superliga e Kosovës në futboll përfundon sot (e diel). Në këtë xhiro do të zbulohet se cila skuadër do të luaj në barazh për mbetje ose rënie nga Superliga pasi do të përballet me Dinamon e Ferizajt.
Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16:00. Llapjanët janë mysafirë të Ferizajt, ekipit që ra nga liga dy javë më parë. Ekipi i Batatinës i ka 46 pikë, dhe me fitore mund të shpëtoj, por i duhet që të gaboj njëra nga Drenica që ka 47 pikë, apo Gjilani e Dukagjini nga 48 sosh.
Drenica është mysafire e Prishtinës. Kjo e fundit megjithëse ka 49 pikë, e ka siguruar mbetjen në ligë, pasi ka rezultat pozitiv në takimet e ndërsjella me Llapin. Edhe ekipit nga Skenderaj i duhet vetëm fitorja, pasi çdo rezultat tjetër i shkon në favor Llapit.
Dukagjini luan me Ballkanin dhe nuk guxon të gabojë, e njësoj edhe Gjilani që përballë skuadrës së fundit në tabelë Prishtinës së Re, i duhet fitorja për të mos rrezikuar të mbes në barazh.






