Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka thënë që Neymar medoemos do të luajë në Kupën e Botës, pavarësisht raportimeve që nuk është gati.
Italiani tha se ata do ta presin yllin e tyre edhe nëse nuk është fit për ndeshjen e parë.
“Presim që Neymar të jetë gati për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Marokut”.
“Nëse nuk është në formë, do ta presim për ndeshjen e dytë. Nuk do të zëvendësojmë askënd; lojtarët e përzgjedhur janë këta 26, dhe këta 26 do të luajnë në Kupën e Botës.”






