12.2 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

PSG-ja po planifikon një nënshkrim 100-milionësh

- Advertisement -

Paris Saint-Germain tashmë e ka shënjestruar objektivin e radhës për të përforcuar skuadrën: Rodrigo Mora.

Talenti i ri i Portos ka tërhequr fuqishëm vëmendjen e Luis Campos, drejtorit sportiv të skuadrës pariziene, i cili po e ndjek nga afër ecurinë e tij në ligën portugeze.

Rodrigo Mora, vetëm 17-vjeçar, po habit me shpejtësinë, depërtimin dhe aftësinë për të bërë diferencën nga krahu.

Në Portugali, sigurojnë se PSG ka kohë që po “spiunon” çdo lëvizje të tij, të vetëdijshëm se ai mund të bëhet një figurë e nivelit botëror në një kohë shumë të shkurtër.

Shpërthimi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera, por duket se ekipi francez është në krye të garës.

Sipas raportimeve nga “A Bola”, Porto, duke e ditur çfarë diamanti kanë në duar, tashmë po punon për zgjatjen e kontratës së tij.

Qëllimi i klubit portugez është ta blindojë me një klauzolë largimi që mund të arrijë deri në 100 milionë euro – një shifër që nuk e tremb PSG-në, e cila po kërkon referenca të reja për projektin e saj sportiv.

Rodrigo Mora mund të jetë emri i madh i radhës që zbarkon në “Parc des Princes”, nëse vazhdon me të njëjtin nivel.

Edhe pse për momentin nuk ka një ofertë zyrtare, gjithçka tregon se skuadra pariziene do të lëvizë fuqishëm sapo tregu të hapet.

PSG dëshiron të sigurojë një të ardhme të ndritur, dhe gjithçka tregon se e shohin krahun e ri portugez si një pjesë kyçe për ta realizuar këtë.

Të ngjashme

Të fundit