18.1 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Pse Anxhela Peristeri koleksionon kërmij?

- Advertisement -

Mes shumë gjërave që mund të koleksiononte Anxhela Peristeri, me siguri që nuk do t’ju shkonte mendja te kërmijtë. E ftuar në rubrikën “Të panjohurit” tek “E diela shqiptare”, Anxhela tregoi një sekret për veten – pra, ajo koleksionon kërmij.

“Kremrat e kërmillit, në të gjithë botën, janë më të mirat për fytyrën dhe efekti që kërmijtë të japin kur i vë të gjallë në lëkurë është shumë i mirë,” tha Anxhela e pyetur nga Ardit Gjebrea.

Përpara se të vraponi në oborr me shpresën se do të gjeni kërmij, ju lutemi të lexoni në vijim një informacion përmbledhës dhe shumë të rëndësishëm për këtë prakikë.

Pak histori

Thuhet se jargët e kërmillit janë përdorur që në kohën e Greqisë së Lashtë, për të ndihmuar sëmundjet brenda trupit, si dispepsi ose kolla, si dhe jashtë trupit për inflamacionin e lëkurës. Sot, Koreja e Jugut ka hapur rrugën për produktet e kërmillit, të cilat kanë zënë vend në SHBA dhe Europë. Këto përfshijnë serume, kremra, locione etj. Disa vende në Tajlandë, Azi dhe Europë ofrojnë trajtime ku kërmijtë vendoset direkt në lëkurë.

Çfarë përmbajnë jargët e kërmillit?

Teknikisht, jarga e kërmillit është mukozë e prodhuar nga kërmilli teksa zvarritet për të parandaluar tharjen e indeve. Mukoza është edhe ngjitëse – për t’i ndihmuar të ngjiten në sipërfaqe – dhe lubrifikuese – për t’i ndihmuar që të mbrohen kundër gërvishtjeve, baktereve dhe infeksioneve të tjera teksa kalojnë nëpër mjedise të ndryshme.

Sipas adhuruesve të jargës së kërmillit, ajo ndihmon lëkurën të qëndrojë e hidratuar, parandalon plakjen, përmirëson rrudhat, trajton lëkurën e thatë, stimulon prodhimin e kolagjenit, riparon indet e dëmtuara etj.

Kërmill i gjallë?

Trajtimi mund të ndryshojë, por disa qendra estetike ofrojnë trajtimin me kërmij të gjallë. Kini parasysh që nuk është një trajtim mrekullibërës dhe mund të kërkojë trajtime të rregullta që të shihni një ndryshim të dukshëm, ashtu si trajtimet e tjera të lëkurës. Megjithatë, shumë pretendojnë se e kanë lëkurën më të butë pas trajtimit.

A mund ta provoni vetë në shtëpi?

Jo. Nuk mund të vraponi nëpër rrugë për të gjetur kërmij e t’i vendosni në fytyrë sepse kërmijtë përmbajnë baktere dhe mikroorganizma të tjerë që mund të jenë të rrezikshëm për lëkurën. Disa përmbajnë E.Coli, krimba të mushkërive të minjve dhe lloje të tjera bakteresh, që mund të jenë të rrezikshme e të arrijnë deri te dëmtimi i trurit. Për t’i hequr bakteret, aplikohet një proces pastrimi nga profesionistët, gjë që ju mund të mos e bëni dot në shtëpi.

Në vend të kërmijve të gjallë në lëkurë në kushte shtëpie, rezervoni një takim me një estetist/e ose blini produkte kozmetike me jargët e kërmillit si serume apo kremra trajtues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit