Protestuesit kanë lënë sheshin para Ministrisë së Arsimit dhe janë nisur drejt godinës së Parlamentit shqiptar, me thirrjet “Digjeni Parlamentin”.
Gjatë rrugës, pranë Parkut të Tajvanit, ata janë ndalur te godina e Ministrisë së Financave, ku kanë hapur dyert dhe e kanë goditur godinën me gurë dhe sende të tjera.
Protestuesit u futën brenda ambienteve të godinës dhe nxorën disa objekte jashtë saj, raporton Euronewsalbania.
Menjëherë kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat janë përballur me sulmin e protestuesve dhe, për këtë arsye, janë futur brenda godinës së kësaj ministrie.
Ndërkohë, më pas janë pozicionuar në kryqëzimin pranë Ministrisë së Brendshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.






