17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Protestat në Moldavi, 54 persona arrestohen – policia akuzon shërbimet ruse për trazira të mëdha

- Advertisement -

Mijëra qytetarë në Moldavi dolën sot në rrugët e kryeqytetit Kishinau, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve gjithnjë në rritje.

Gjatë protestës shpërthyen trazira, për të cilat policia moldave akuzon shërbimet speciale ruse, transmeton Telegrafi.

Demonstruesit shkuan në protesta me një kërkesë për të zgjidhur krizën në zhvillim, të shkaktuar nga rritjet e reja të çmimeve.

Një nga kërkesat për qeverinë është, që të gjithë qytetarëve t’ju paguhet kostoja e shërbimeve komunale për periudhën e dimrit.

Gjatë protestave të sotme shpërthyen trazira dhe policia njoftoi se shërbimi special rus, financoi disa grupe të vogla qytetarësh që shkaktuan trazirat.

Deri më tani janë arrestuar 54 persona, të cilët sipas policisë po silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe të cilëve iu gjetën sende të ndaluara, mes tyre edhe armë të ftohta.

Sipas mediave lokale, mijëra njerëz dolën për të protestuar, ndërsa në disa qytete të Moldavisë u mbyllën rrugët për të parandaluar ardhjen e akoma më shumë njerëzve në kryeqytet.

Për shkak të kësaj, të pakënaqurit filluan të bllokojnë rrugët. Kjo është protesta e tretë e organizuar në Moldavi në vetëm dy javë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit