Protesta e përshkallëzuar në Tiranë, reagon Rama: Nuk do të jap dorëheqjen

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht protestave të përshkallëzuara që kanë hyrë në ditën e tretë dhe që janë shoqëruar me përplasje të dhunshme në kryeqytet.

Në një përgjigje me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të lejojë që dhuna të rrezikojë synimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Protestat janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me mijëra studentë dhe qytetarë që kanë dalë në rrugët e Tiranës.

Gjatë tubimit të së mërkurës, situata degradoi në përplasje me Policinë, ndërsa u raportuan zjarre në godinat qeveritare.

 

Të ngjashme

Të fundit