15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Protesta e djeshme e punëtorëve të shtetit përmes fotove, ky ishte paralajmërimi i tyre

- Advertisement -

Pagesa prej 100 eurosh në muaj, derisa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave, zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale, ishin kërkesat kryesore të punëtorëve të sektorit publik, të cilët kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.

Protesta është organizuar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Për shkak të kësaj proteste, procesi mësimor nuk është zhvilluar në institucionet e arsimit, në mbarë Kosovën, pasi Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë,(SBASHK) ka thënë se mësimdhënësit do të jenë pjesëmarrës në protestë.

Pjesëmarrës tjerë në protestë kanë qenë edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike, të cilët u grumbulluan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës./rel/

Punëtorë të shumtë të sektorit publik kanë protestuar më 20 maj në Prishtinë.  

Ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe vlerësim i punës së tyre. 

Kërkesë kryesore e protestuesve ishte rritja e pagave.

Protesta u karakterizua me pjesëmarrje masive. 

Pjesë e protestës ishin edhe zjarrfikësit.  

Protesta u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).  

Sindikalistët i kërkuan “Qeverisë që t’i hapë dyert e dialogut social”.  

Një tjetër pamje nga protesta e organizuar nga BSPK-ja, më 20 maj në Prishtinë.

Punëtorët e sektorit publik kërkojnë 100 euro rritje page deri në miratimin e Ligjit për paga. 

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe punëtorët e sistemit shëndetësor, ata të Doganës dhe administratës publike.

Edhe ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale është një prej kërkesave. 

Protestuesit paralajmëruan veprime më të rënda sindikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. 

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj, duke folur para protestuesve.

Për mbarëvajtjen e protestës u kujdes Policia e Kosovës.

Policia para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa po mbahej protesta. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit