11.9 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Promovohet libri i Asllan Selimit që dokumenton tmerrin e përjetuar nga të burgosurit politik

- Advertisement -

Tmerri ka emër”, është libri i cili u promovua nga ish i burgosuri politik, Asllan Selimi. Ky ditar historik ka kujtime nga lufta, burgu, gjykimi, dënimi dhe masakra në burgun e Dubravës.

Në emër të familjes, Ramadan Selimi falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në promovimin e këtij libri.

Ish-i burgosuri politik, Hydajet Hyseni, lexoi një letër të dërguar nga kryeministri Albin Kurti, në të cilën u tha se më shumë se kurrë nevojitet ky format i librit për të dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e idealistëve.

“Libri ‘Tmerri ka emër’ i autorit, të ish-burgosurit politik dhe të mbijetuarit të masakrës së Dubravës, Asllan Selimi është dëshmi autentike e radhës e cila na rikthen memorien tonë kolektive të atyre viteve që nuk guxojnë të harrohen. Përmes këtij libri, shoku ynë i burgjeve Asllan Selimi sjell përjetimet jo vetëm të tij, por të gjithë të burgosurve të shumtë që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe. Libri është edhe një kontribut i çmuar në dokumentimin, madje në hollësi e ekzekutimeve masive dhe gjenocidale të të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, torturat dhe keqtrajtimet e të burgosurve shqiptarë si dhe shpirtit liridashës të të burgosurve politik që nuk thyhej dhe nuk dorëzohej para mizorive të shumta të ushtruara gjithandej në burgjet serbe”, u tha në letrën e Kurtit.

Edhe ish i burgosuri politik, Nait Hasani, tha se Asllani në librin e tij ka përshkruar torturat çnjerëzore dhe sakrificën e qëndresën e pathyeshme të shqiptarëve.

Gjenerali Kudusi Lama theksoi se është i befasuar me përshkrimin që ka bërë Asllani në këtë libër.

Ndërsa redaktori i këtij libri, Lan Qyqalla, tha se ky libër duhet të ketë vend në sirtarët e bibliotekave të shkollave.

Kujtojmë se Asllan Selimi është një nga të mbijetuarit e Masakres së Dubraves.

Libri “Tmerri ka emër” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit