28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Prokuroria Speciale: Martin Berishaj është ftuar edhe më herët për intervistim, por ka kërkuar që të shtyhet

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka njoftuar për intervisitimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt i cili dyshohet për tri vepra penale.

Nga Prokurororia thonë se, Berishaj është tuar edhe më herët për investim, por i njëjti ka kërkuar që të shtyhet intervistimi.

Njoftimi i plotë:

Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.

Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit