Prokuroria Speciale: Liburn Aliu u intervistua në kuadër të hetimeve për keqpërdorim detyre, s’mund të ndajmë informacione më tej

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka intervistuar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si të dyshuar.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se i pandehuri L.A., është intervistuar në kuadër të veprimeve hetimore, lidhur me veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare””, ka thënë zëdhënësja e këtij institucioni, Arbnora Luta, për Gazetën Express.

Ajo shtoi se “për shkak të fazës së procedurës nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

Aliu pas intervistimit u deklarua për gazetarët e pranishëm, duke thënë se “asgjë nuk më ndërlidh me këtë proces” dhe tha se ka punuar “sipas ligjit”.

Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar

Të ngjashme

Të fundit