Njësia e Antidrogës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë po zhvillojnë një aksion, me ç’rast janë sekuestruar mbi një ton drogë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se aksioni është në zhvillin, ndërsa vlera e drogës është rreth 5 milionë euro.
Sipas Nikçit, ky është një ndër aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.
Aksioni është në zhvillim…”, thuhet në postimin e Nikçit.