Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar deputetit të zgjedhur të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili tha se me protestë demokratike duhet t’i jepet mbështetje projektit të gazit amerikan pas refuzimit për ta pranuar nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
“Unë bëj ftesë që odat ekonomike, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, qytetarët dhe të gjithë të interesuarit të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës së pacenueshme të popullit të Kosovës me popullin amerikan”, shkroi më herët Hoti.
Por, kësaj thirrje i reagoi Kërçeli, i cili goditi partinë e tij, duke aluduar në mosmarrëveshjet e brendshme të anëtarëve të saj.
“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, ka shkruar Kërçeli.






