Prokuroria po kërkon caktimin e masës së paraburgimit, ndaj Gani Gecit.
IndeksOnline raporton se kërkesa e prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, aty ku në orën 13:00 do të mbahet seanca ndaj ish-deputetit të LDK-së.
Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit vjen pas kanosjes që Geci i bëri gazetarit Lirim Mehmetaj.
Ndonëse kishte njoftuar se familjet janë dakorduar të mos përmendin njëri-tjetrin, të hënën mbrëma, Geci u paraqit pranë zyrave të RTV Dukagjinit, aty ku Mehmetaj po merrte pjesë në një emision.
Edhe shoqërimi i Gecit në stacion policor u bë nga ajo pikë, për t’u dërguar më pas në mbajtje për 48 orë.






