Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Gjilan 

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton opinionin publik se me datën 02.11.2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit nga Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë.

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.

 

Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike

Të ngjashme

Të fundit