22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Prokuroria deklarohet për rastin e dhunimit të 71 vjeçares në Skënderaj

- Advertisement -

Dyshohet se një grua 71-vjeçare është dhunar nga një person i moshës së re në Skenderaj.

Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni për Tëvë1 ka bërë të ditur se e moshuara është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari i takon moshës së re.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se  është i moshës së re” ka thënë Preteni.

Ai tutje ka thënë se janë në trajtim të rastit dhe për shkak të hetimeve nuk mund ta japin detaje më shumë.

Ndërkaq, Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për Tëvë1 ka thënë se i dyshuari nuk është arrestuar e as nuk është identifikuar.

“Unë e di që është inicu një rast me ato elemente. Po tutje duhet me prit rrjedhën e hetimeve. I dyshuari nuk është arrestu, nuk është identifiku, nuk dihet”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa, ky rast ka ndodhur me 4 nëntor, ndërsa në polici është raportuar me datën 6 nëntor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit