12.3 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Pritet padi ndaj ZRrE-së kundër shtrenjtimit të rrymës

- Advertisement -

Avokati i angazhuar nga iniciativa qytetare “Asnjë cent më shunë”, Ardian Bajraktari, i ka thënë Radio Televizionit të Kosovës se po punohet intenzivisht për të ngritur padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, përkatësisht rreth vendimin për shtrenjtimin e radhës të energjisë elektrike prej 16,1%.

Vendimi i ZRrE-së – ndaj të cilit u organizuan dy protesta të mëdha qytetare – konsiderohet edhe i paligjshëm.

Siç raportoi RTK, Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e ka shprehur mbështetjen për çdo nismë ligjore të shoqërisë civile që kundërshton rritjen e çmimit të energjisë.

“Fatkeqësisht kjo rritje e çmimit të energjisë ka një ndikim zinxhiror. Ndikon drejtpërdrejt te konsumatorët, të cilët janë më të dëmtuarit, por edhe e rrit koston e prodhimit. Bizneset e vogla dhe startup-et do të jenë shumë të rrezikuara për shkak të fuqisë së kufizuar ekonomike. Edhe prodhuesit e tjerë që shpenzojnë mbi 800 MWh për shkak të natyrës së prodhimit të tyre do të detyrohen t’i rrisin çmimet, çka do t’i bëjë më pak konkurrues në treg”, tha Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Të ngjashme

Të fundit