Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
“Bardhëkaltërit” fituan me rezultat 1-2, sfidë që faktikisht e dominuan në posedim.
Rin Ahmeti u përkujdes për të kaluar Prishtinën në epërsi pas një aksioni të bukur (28’).
Ndërsa, ishte Assane Diatta që dyfishoi epërsinë në fillimin e pjesës së dytë (49’).
E tëra që bëri Vushtrria ishte goli i nderit, realizuar nga Urim Statovci pas një gabimi në mbrojtjen mysafire (79’).
Kësisoj, Prishtina tani shkon në 32 pikë, pesë mbi Malishevën ndërsa Vushtrria mbetet me tri sosh.






