13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Prishtina edhe këtë vit pa spital të sajin, komuna në pritje të miratimit të planit

- Advertisement -

Parcelat tanimë janë ndarë e madje edhe një pjesë e buxhetit.

Por ndërtimi i Spitalit Rajonal të Prishtinës ende nuk ka filluar pavarësisht se nga kryetari, Përparim Rama viti i kaluar ishte përmendur si viti i realizimit të tij.

Kompania e caktuar për projektin ka përfunduar planin e saj për spitalin që do të zë vend në lagjen ‘Prishtina e re’ afër Hajvalisë.

E megjithatë, nga komuna janë ende në pritje të një përgjigje nga një prej ministrive.

“Sipas informatave, ka më shumë se një muaj që është dorëzuar plani nga kompania, plani final dhe këtë muaj, kryetari Rama ka dërguar një kërkesë zyrtare në MPB që ai plan t’i dorëzohet Prishtinës. Kur të na dorëzohet, ne do jemi të gatshëm t’ia fillojmë procedurave të tenderimit të ndërtimit të spitalit. Fondi deri tash është 2 milion e 800 mijë euro por kur e marrim planin dhe e shohim sa kushton, ne e shtojmë. Mirëpo pa filluar punën e ndërtimit të planit, ju e dini se si shkon planifikimi i buxhetit, kur s’përdoret buxheti ajo vlerë shkon në suficit. Ato para na mundësojnë të nisim spitalin e mandej parashohim fonde shtesë, sigurisht shumë më shumë se deri tash”, ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

Megjithatë, ata thonë se realizimi i spitalit nuk do të bëhet në këtë mandat.

“Mandati është edhe një vit, sigurisht që deri në fund nuk do të bëhet por me rëndësi është fillimi sa më i shpejtë. Për mua është me rëndësi të niset projekti sepse është nevojë intermediate e qytetarëve…”, ka shtuar Sadiku.

Për procesin dhe ecurinë e tij, opozita ka një sërë kritikash.

“Fatkeqësisht si në projekt tjera, edhe në këtë projekt që ka bërë premtim gjatë fushatës zgjedhore la dështim dhe stagnim. Ka një mungesë transparence tërësisht lidhur me procesin, informatat po i marrim nga media dhe asnjëherë nga Kuvendi Komunal. Arsyeja e parë është mungesa e një analize të mirëfilltë të të gjithë procesit dhe mungesa e bashkëpunimit, qoftë me kuvendin qoftë nga niveli qendror… me përgjegjësi të plotë them se s’ka pengesa nga niveli qendror. Kjo vetëm mbetet në vazhdën e premtimeve të mbetura dhe jam skeptik që deri në fund të mandatit do t’ketë ndryshim në këtë drejtim”, ka thënë shef i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla.

Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me detaje të tjera rreth çështjes, por edhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në lidhje me çështjen e miratimit, por nga to nuk ka pranuar përgjigje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit