Skuadra e Prishtinës e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e xhiros së parë, Prishtina e ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultat 4:2.
Dueli është zhvilluar të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Albin Krasniqi ka shënuar dy gola për Prishtinën, ndërsa nga një gol në këtë fitore kanë realizuar Assane Diatta dhe Kastriot Selmani.
Për Ballkanin kanë shënuar Valentin Serebe dhe Engjëll Ajazaj.
Ballkani e ka përfunduar ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi qendërmbrojtësi Ivica Batarelo është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 62-të, pas ndërhyrjes ndaj Diattas.
Prishtina, kështu, e ka nisur sezonin e ri me tri pikë dhe një fitore bindëse në derbin e xhiros së parë.






