Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka folur sot për 16 shtatorin, datën kur Gjykata e Hagës do të shpall vendimin për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
Siç pretendon kreu i shtetit serb, vendimi do të jetë “kryesisht një vendim pafajësie”
“Kam marrë vesh se shpallja e vendimit për Hashim Thaçin është planifikuar për më 16 shtator dhe, me sa kuptoj, ai do të jetë kryesisht një vendim pafajësie. Perëndimi dëshiron të pretendojë se ne jemi fajtorët e vetëm dhe se duhet ta pranojmë këtë, duke lënë të kuptohet se ndaj jush nuk janë kryer krime… se gjaku serb nuk ka asnjë rëndësi,” ka thënë Vuçiq.
Sipas Vuçiq, Thaçi “do të dënohet për krime të lehta” dhe se dënimi do të jetë i njejtë me kohën që ka kaluar tashmë në paraburgim./Express






