Presidenti i FFK-së viziton FC Drenicën, diskutohet për sezonin e ri dhe projektin e reflektorëve

- Advertisement -

Në ambientet e FC Drenica është zhvilluar një takim ndërmjet drejtuesve të klubit dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë vizitës, drejtuesit e klubit e njoftuan kreun e FFK-së me ecurinë e FC Drenicës dhe përgatitjet për sezonin e ri garues. Në fokus të diskutimeve ishte edhe projekti për vendosjen e reflektorëve në stadiumin e klubit, i cili financohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa punimet, sipas palëve, po zhvillohen sipas planit.

Me këtë rast, Agim Ademi rikonfirmoi përkushtimin e Federatës për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Nga ana tjetër, FC Drenica shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të FFK-së, duke vlerësuar kontributin e saj në avancimin e futbollit, jo vetëm në Skenderaj, por edhe në mbarë vendin.

May be an image of textMay be an image of one or more people and textMay be an image of studyingMay be an image of one or more people and textNo photo description available.

Të ngjashme

Të fundit