Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e ka uruar FC Suhareka për shpalljen kamion i Ligës së Parë në futbollin dhe inkuadrimin në Superligë.
Ademi ka theksuar se “përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve është një shembull frymëzues për të gjithë”.
Postimi i plotë i Ademit në Facebook:
“Urime FC Suhareka për triumfin e madh!
Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë dhe inkuadrimi në AlbiMall Superligë është një sukses i jashtëzakonshëm për klubin tuaj.
Përkushtimi dhe puna e palodhur e drejtuesve, stafit të trajnerëve dhe futbollistëve tuaj është një shembull frymëzues për të gjithë.
Uroj që në edicionin e ardhshëm të vazhdoni të shkëlqeni dhe t’i sjellni vlera shtesë AlbiMall Superligës.
Mirë se vjen në elitën e futbollit kosovar!
Urime Suharekë!”.