Presidenti Ademi takohet me legjendën Davor Suker në New York: Futbolli vazhdon të ndërtojë ura miqësie

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar në New York me legjendën e FIFA-s dhe të futbollit kroat, Davor Šuker, njëherësh mik i madh i futbollit të Kosovës.

Takimi u zhvillua në ambientet e FIFA Fan Club, pak çaste para nisjes për drekën zyrtare në Trump Tower, ku të dy ishin të ftuar në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga FIFA.

Me këtë rast, Ademi theksoi rëndësinë që futbolli ka në afrimin e njerëzve dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Me legjendën e FIFA-s dhe futbollit kroat, Davor Šuker, mikun e madh të futbollit të Kosovës, në FIFA Fan Club në New York, pak çaste para nisjes për drekën zyrtare në Trump Tower, ku kemi nderin të jemi të ftuar. Futbolli vazhdon të ndërtojë ura miqësie, respekti dhe bashkëpunimi në mbarë botën”, ka shkruar Ademi.

Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të presidentit të FFK-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillohen aktivitete të rëndësishme të FIFA-s, duke ofruar mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme

Të fundit