Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka shtruar darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.
Në një postim në Facebook, Ademi ka shkruar se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave, raporton Scanner.
Postimi i plotë:
Në prag të ndeshjes së ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve, Kosovë-Islandë, sipas traditës shtrova darkë për presidentin e Federatës së Futbollit të Islandës, Thorvaldur Örlygsson dhe drejtorin teknik Jaki Sveinsson si dhe delegatin e ndeshjes së UEFA-s, Anthony Bloch nga Anglia.
Takimet e tilla janë mundësi e mirë për të ndarë përvojat, për të diskutuar mbi zhvillimin e futbollit në vendet tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.
Jam i bindur se dy ndeshjet kundër Islandës do të jenë spektakël i vërtetë dhe do ta na dhurojnë emocione të pafundme të gjithëve!
Forca Kosovë! 🇽🇰⚽🇮🇸🔥