Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë një moment të veçantë pranë trofeut të Kupës së Botës, duke e cilësuar atë si një vepër arti të punuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, që mishëron ëndrrën më të madhe të çdo futbollisti.
Ademi bëri të ditur se pati kënaqësinë ta ndajë këtë moment me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Këshillit të FIFA-s, Giorgos Koumas, si dhe me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka.
Ky takim u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të futbollit ndërkombëtar, ku morën pjesë drejtues të rëndësishëm të UEFA-s dhe FIFA-s.
https://www.facebook.com/share/p/1BVqWT5d8N/






