Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, po merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga FIFA në prag të finales së Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Gjatë këtyre aktiviteteve, presidenti Ademi ka zhvilluar takime me personalitete të njohura të futbollit botëror e drejtues të federatave kombëtare. Në kuadër të ceremonisë së organizuar në Trump Tower, ai është përshëndetur edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Pjesëmarrja e presidentit Ademi në këto ngjarje të rëndësishme konfirmon edhe një herë pozitën gjithnjë e më të konsoliduar të Federatës së Futbollit të Kosovës në familjen e futbollit ndërkombëtar.
Ndërkohë, FIFA vazhdon të dëshmojë respektin dhe vlerësimin e saj për futbollin e Kosovës, ku ka publikuar edhe fotografi të presidentit Agim Ademi, në platformat zyrtare të saj. Kjo është një tjetër tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i vëmendjes që institucioni më i lartë i futbollit botëror i kushton Kosovës.
Ky vlerësim është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm, angazhimit institucional dhe punës së përbashkët për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Mbështetja e vazhdueshme e FIFA-s për projektet zhvillimore, përparimin institucional dhe integrimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dëshmon besimin që ky institucion ka ndaj punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.






