Presidenti Ademi përshëndetet me Donald Trump: Miqësia Kosovë–SHBA mbetet e palëkundur

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka pasur kënaqësinë të përshëndetet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi, Ademi theksoi mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke nënvizuar se miqësia ndërmjet dy vendeve mbetet e përhershme, e fuqishme dhe e palëkundur.

“Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi.

Të ngjashme

Të fundit