Presidenti Ademi në Monako, takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar në Monako me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit, shkruan Scanner.

Ademi theksoi se respekti dhe puna e përbashkët me institucionet evropiane të futbollit mbeten në qendër të angazhimit për një futboll sa më të zhvilluar në Kosovë.
“Bashkë për një futboll edhe më të fortë në Kosovë dhe në Evropë!”, u shpreh Ademi.

Takime të tilla me drejtuesit e UEFA-s vlerësohen si të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe përfaqësimin e futbollit kosovar në arenën evropiane.
#MeFutbollinPërKosovën 🤝⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit