Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të një prej figurave të çmuara të futbollit kosovar, Erdogan Celinës.
Në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Celinës, Ademi e kujtoi atë si një futbollist ikonë, kapiten model, trajner shembull dhe mbi të gjitha si një njeri të jashtëzakonshëm.
“Erdogan, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit të Kosovës. Faleminderit për miqësinë dhe respektin që na dhurove. Lamtumirë, kapiten! Do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e futbollit tonë”, ka shkruar Ademi.
Celinës iu dha lamtumira me vlerësime të shumta për kontributin e tij ndër vite në futbollin e Kosovës dhe për gjurmën që la si futbollist dhe trajner.
Postimi i plotë:
Sot, me dhimbje të thellë, i dhamë lamtumirën një prej figurave më të çmuara të futbollit të Kosovës, Erdogan Celinës.
Një futbollist ikonë, kapiten model, trajner dhe, mbi të gjitha, një njeri i madh, i cili një jetë të tërë ia kushtoi futbollit dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e tij.
Në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Erdogan Celinës, të gjithë e kujtuam njëzëri si një futbollist e trajner shembull, por mbi të gjitha si një njeri të jashtëzakonshëm, të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.
Erdogan, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit të Kosovës.
Faleminderit për miqësinë dhe respektin që na dhurove.
Lamtumirë, kapiten! Do të mbetesh përgjithmonë në kujtesën e futbollit tonë. 🇽🇰⚽️






