Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar futbollistin e talentuar të Kombëtares A të Kosovës, Fisnik Asllani, njofton Scanner.
Në një postim në Facebook, Ademi ka shkruar se Fisniku është i gatshëm për edicionin e ri dhe për Kombëtaren në Ligën e Kombeve.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Gjermani pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e talentuar të Kombëtares A të Kosovës, Fisnik Asllani, me të cilin edhe darkuam së bashku.
Fisniku është në vlugun e përgatitjeve në klubin e tij për të qenë sa më i gatshëm për edicionin e ri dhe për Kombëtaren në Ligën e Kombeve. ⚽️🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/tdqnUxZ13Be4uVyq/?mibextid=oFDknk